spot_img

Publikohen pamjet e arrestimit të terroristit serb që vrau tetë persona

spot_img

Autoritetet serbe kanë publikuar pamjet që tregojnë arrestimin e 21-vjeçarit Uros.B i dyshuar për vrasjen e tetë personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve në fshatrat e Beogradit, Serbi.

Siç raportohet nga mediat në rajon, i arrestuari dyshohet se mbrëmë vrau pesë persona në fshatin Malo Orasje afër Smederevës dhe ka plagosur gjashtë të tjerë me armë zjarri. Më pas, vijoi në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit ku vrau tre persona të tjerë dhe plagosi tetë të tjerë, transmeton Telegrafi.

21-vjeçari, siç dyshohet, e ka ndaluar një taksist dhe e ka detyruar atë ta çojë në fshatin Vinjishtë afër Kragujevcit, ku policia e ka arrestuar.

Autoritetet serbe madje kanë publikuar në YouTube një video ku shihet momenti i arrestimit të tij.

Ndryshe, gati para dy ditësh, një 13-vjeçar në Serbi u arrestua nga policia pasi dyshohet se vrau nëntë persona në një shkollë fillore të Beogradit.

Në mesin e të vrarëve, ishin tetë nxënës dhe një rojë e shkollës. Këtu Video

NGJARJE TË TJERA

spot_img