Trajneri i Dritës, Akis Vavlis, e ka vlerësuar të pamerituar humbjen nga Ballkani. Ai ka kujtuar se Drita para tri javësh ishte prapa Ballkanit dhe tani skuadrat kanë pikë të barabarta. Sipas Vavalis, çdo gjë është ende në dorë të Dritës sa i takon titullit.
“Kemi pranuar gol të hershëm dhe më pas kemi reaguar. Kemi barazuar rezultatin dhe në pjesën e dytë kemi dominuar plotësisht në fushë. Krijuam disa raste që nuk i konkretizuam. Ballkani nuk kishte asnjë rast, ndërsa shënoi nga një ndërprerje. Kjo ishte vendimtare”, ka thënë Vavalis.
“Para dy javësh ishim prapa Ballkanit dhe arritëm t’i fitonim dy ndeshje për të dalë në krye të tabelës. Do ta harrojmë këtë ndeshje pasi ende kemi shanse për të dalë kampion. Kemi disa ditë për t’u përgatitur dhe nisur që nga ndeshja me Gjilanin, do të mundohemi t’i fitojmë gjitha ndeshjet e mbetura. Çdo gjë është në dorën tonë. Në përgjithësi, edhe pse nuk kemi skuadër me shumë lojtarë, do të mundohemi të jemi gati për derbi. Do të jemi në të njëjtin nivel që ishim sot. Sot humbëm por nuk e merituam humbjen”.