Driton Bardheci i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është emëruar zv.ministër i Arsimit, në Qeverinë Hoti.
Kjo u bë e ditur në një postim të vetë Bardhecit, në rrjetin social Facebook.Ai e ka falenderuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për besimin e dhënë.
Driton Bardheci, u bë i njohur në një aksion protestues të Rinisë së AAK-së, para qeverisë së Kosovës, në kohën kur kjo udhëhiqej nga Albin Kurti, e që kishte të bënte me vendimin për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Video nga aksioni protestues i Bardhecit: