spot_img

Ngritet aktakuzë ndaj pesë personave për fajde

spot_img

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: L.P., B.G., B.B., B.K., dhe R.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale, “Fajdeja”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo persona tjerë, “kontraktuan shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare – personale të të dëmtuarit, E.A, ku njëri nga të pandehurit përdor edhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit, për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij”, ka njoftuar prokuroria.
Ndërsa, i dëmtuari E.A., është detyruar nga të pandehurit e lartcekur të paguaj borxh në emër të kamatës, shumën rreth 20.000 euro.

Të akuzuarit janë arrestuar në flagrancë derisa po merrnin kamatën nga i dëmtuari.
Janë konfiskuar sendet të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës dhe janë dobi pasurore nga veprat penale, si: vetura, para të gatshme, kartela të bankës, telefona, USB, kompjuterë, llaptop, akte noteriale, kontrata, CD, DVD, thika, boks të metalit etj.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img