Pas ndeshjes midis Gjilanit dhe Dritës në Superligën e Kosovës, një tifoz është gjobitur për sjellje huligane kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Gjilani dhe Drita kanë barazuar 1:1 në ndeshjen derbit të javës së 34-të të Superligës së Kosovës në futboll, duel që u zhvillua të dielën.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për RTV Dukagjinin se është gjobitur një person për sjellje huligane. Por, sipas tij, nuk ka asnjë rast të hapur për incidentin e ndodhur në Gjilan.
“Është shqiptuar një kundërvajtje për sjellje huligane ndaj një tifozi. Ndërsa incidente tjera nuk ka pasur. Policia e Kosovës nuk ka hapur asnjë rast”, deklaroi Hashani.