Ahmet Tahiri, avokati i Naser Pajazitajt, i cili ishte liruar nga akuza për veprën penale ‘Vrasja e rëndë’, ka deklaruar se familja dhe shtëpia e klientit të tij është sulmuar me armë zjarri.
Sipas tij, incidenti ka ndodhur sot rreth orës 02:00. Ai shprehet se është traumatizuar Pajazitaj bashkë me famijlen e tij, transmeton Paparaci.
“Mbreme familja dhe shtepia e Naser Pajazitajt eshte sulmuar me arme zjarri rreth ores 02:00 te mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij”, shkroi ai në Facebook.
Tahiri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin rastin.
“Lusim organet e drejtesise, perkatesishte Policine dhe Prokurorine Themelore ne Peje qe sa me pare te zbulohet ky rast dhe personat qe kane kryer kete veper sa me pare te vihen para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar”.
Naser Pajazitaj, i akuzuari kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015, është liruar nga burgu, para një muaji. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por më pas, Apeli e dënoi me 35 vjet burgim.
Lirimin e tij e kishte konfirmuar Gjykata Supreme, transmeton Paparaci.
“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën tonë si mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin. Ai mbajti 7 vite burg për një vrasje të cilën nuk e kishte kryer. Tri herë, pa prova, u dënua me burgim të përjetshëm. Sot pas 7 viteve Gjykata Supreme dha drejtësi përfundimisht duke e liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin”, pati shkruar avokati Tahiri, në Facebook.