Lojtari i Kombëtares së Koresë së Jugut, Son Jun-Hou, u arrestua në Kinë me dyshimin se kishte marrë para, supozohet se ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes.
Nuk dihen ende të gjitha detajet e këtij rasti, përveç se Jun-Ho u ndalua të premten me kërkesë të prokurorit publik të provincës Liaoning, ku klubi ku ai luan është Shandong Taishan.
I gjithë rasti është konfirmuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, siç raporton Reuters
“Një burrë korean u arrestua në një provincë në veri të vendit për një “rast ryshfeti”, tha për mediat misioni diplomatik i Koresë së Jugut në Kinë.
Son Jun-Hou deri më tani ka luajtur 20 ndeshje për kombëtaren e Koresë së Jugut, ndërsa para Shandong ka luajtur për klubet më të mira të vendit të tij, Pohang Steelers dhe Jeonbuk.