spot_img

Ekskluzive/ Shkëndija mohon kontaktet me trajnerin Ismet Munishi

spot_img

Gjatë ditës u raportua se trajneri kosovar, Ismet Munishi do të jetë zëvendësuesi i Qatip Osmanit, në bankinën e skuadrës tetovare, Shkëndija. Por një gjë të tillë e ka mohuar drejtori sportiv i klubit, Harun Isa.

‘Jo jo aspak nuk është e vërtetë ,lirisht mund ta deklaroni këtë se është jo e vërtetë dhe se une e konfirmoi. Nuk ka pasur asnjë kontakt me Ismet Munishin’ ka deklaruar drejtori sportiv i Shkëndijës, Harun Isa për Albanian News.

Informatën, burimin e së cilës e kishte Open-TV, e kishte mohuar për gazetat kosovare edhe trajneri Munishi.

“Nuk di. Nuk më ka kontaktuar askush. Në të kaluarën ka pasur interesim, por kam qenë i zënë me kontratë. Ndihem i privilegjuar, nëse prap përflitet emri im. Shkëndija është klub i madh me tifoz fatastik. Kam shumë respekt”, kishte thënë ai.

Ndërkaq më pas Isa, tha se klubi Ende nuk ka vendosur për trajnerin e ri, i cili pritet ti prijë Shkëndijes në vazhdim!

Përndryshe, trajneri Ismet Munishi, së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, por pas rezultatëve jo të mira u shkarkua nga drejtuesit e klubit nga kryeqyeti./Albanian News

NGJARJE TË TJERA

spot_img