spot_img

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës për femra

spot_img

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës për femra në futboll, ndërmjet EP Hajvalisë dhe Mitrovicës, do të zhvillohet sot(e mërkurë), në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 17:00.

Do të jetë kjo një përballje mjaft interesante e dy skuadrave më të cilësore në futbollin e vajzave e grave në Kosovë, e të cilat janë në garë edhe për titullin e kampionit në Sigal Superligë.

Kjo ndeshje, e cila pritet të sjellë lojë cilësore dhe rivalitet të ndjeshëm, do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTK, duke ua mundësuar kësisoj tifozëve të futbollit në Kosovë dhe në Diasporë që ta ndjekin këtë duel emocionues.

E në një finale si kjo pa dyshim tifozët e kanë rëndësinë e vet, prandaj kjo është një mundësi e mirë, që jo vetëm tifozët e këtyre ekipeve, por edhe dashamirët e futbollit në përgjithësi të jenë të pranishëm në stadium për të krijuar një atmosferë sa më të mirë dhe për të dëshmuar mbështetjen për futbollin e femrave e për t’i inkurajuar lojtaret e të dyja ekipeve që të japin më të mirën e tyre në fushë.

Vlen të theksohet se në gjysmëfinale të dyja skuadrat realizuan fitore të lehta: EP Hajvalia fitoi me rezultat 4:1 kundër Dukagjinit, ndërsa Mitrovica e mundi 16 Qershorin me rezultat 7:1.

Këto dy skuadra janë ballafaquar edhe në finalen e vitit të kaluar, ku Mitrovica kishte fituar me rezultat 2:1.

NGJARJE TË TJERA

spot_img