spot_img

Ministrja e drejtësisë, Haxhiu suspendon një përmbarues privat

spot_img

E para e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka suspenduar përmbaruesin, Irfan Këçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor.

“Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar Vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor”.

Ministrja Haxhiu vlerëson se profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre.

“Si Ministre e Drejtësisë jam zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe çdo vendim i imi do të jetë në linjë me këtë parim. Profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Mes tjerash, Haxhiu u bëri thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë që kanë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img