Presidenti i FFK-së Agim Ademi vazhdon të ndërohet nga klubet shqiptare.
Së fundmi është klubi shqiptar nga Maqedonia
e Veriut FC Voska Sport në Ohër e ka ndëruar me mirënjohje të parin e futbollit kosovar, shkruan Albanian News.
Ky është postimi që e ka publikuar Presidenti Ademi para pak minutave.
I nderuar me praninë në festën e FC Voska Sport në Ohër, për titullin e kampionit në Ligën e Dytë dhe njëherësh promovimin në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Drejtuesve, stafit të trajnerëve, futbollistëve dhe tifozëve të këtij klubi u shpreha përgëzimet e mia dhe të komunitetit të futbollit në Kosovë për këtë arritje historike, me urimin për paraqitje sa më dinjitoze në shoqërinë elite.