Dua Lipa ka shkëlqyer në paraqitjen e saj në Festivalin e Kanës mbrëmë.Përveç se dukej mahnitëse, ajo ishte vet-e-dyta në eventin prestigjioz të filmit.
Në krah të Duas ishte i dashuri i saj i ri, Romain Gavras.
Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer ish-it të Duas, Anwar Hadid, i cili ka reaguar në Instagram.
Ai ka postuar një ‘selfie’, ku ka shkruar: “Po mundohem të mos e gjej atë dhe ta vras”.Ndjekësit e tij ia kanë atribuar reagimin të dashurit të ri të Duas, duke ngjallur kështu shkendijat e xhelozisë te Anwar.
Dua dhe Anwar ishin në një lidhje për më shumë se dy vite.