Një javë para përfundimit të kampionatit në Albi Mall Superliga, Ballkani kishte siguruar titullin e dytë me radhë në futbollin kosovar.
Ceremonia e ndarjes së trofeut për Ballkanin, është paraparë të ndahet pas ndeshjes me Gjilanin në javën e fundit. Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në Gjilan, por pas kërkesës së suharekasve, u vendos që takimi të zhvillohet të dielen në Suharekë.
Presidenti i klubit SC Gjilani Florim Zuka ka thënë që arsyeja pse vendosi të pranonte kerkesën e Ballkanit është sepse tregonn solidaritet dhe bashkëpunim.
Ndërkohë publikisht për këtë gjest të parin e SC Gjilanit e ka falenderuar Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.
Më posht gjeni edhe postimet e dy presidenteve./Albanian News