spot_img

FC Prishtina rrezikon garat evropiane, pas Drilon Cenajt edhe Oto John e padit klubin në FIFA

spot_img

Klubi FC Prishtina vazhdon të mbetet i pa licencuar nga Federata e futbollit të Kosovës.

Mos-licencimi i klubit më të madh në vend, vjen pas problemeve të shumta të brendshme që ka ky klub.

Dy ish-lojtarë të Prishtinës, Drilon Cenaj dhe Oto John kanë deklaruar për ATV, që FC Prishtina ende nuk ua ka shlyer borxhin që u ka.

“Jo ende nuk më është bërë asnjë pagesë. Të ju them të drejtën u çudita kur e pash që Prishtina i ka shlyer borxhet. Nuk me kontaktuar askush deri tani”, tha Cenaj.

Përndryshe, Cenaj ka paditur kryeqytetasit në FIFA, me ç’rast edhe e ka fituar rastin dhe kështu klubit FC Prishtina i është bllokuar mundësia edhe për transferime. Kur jemi te Cenaj, 25 vjeçarit FC Prishtina ia ka borxh rreth 30 mijë euro.

Po ashtu Otoh John, futbollisti i cili po aktivizohet te Dukagjini, e ka mohuar që Prishtina ia ka shlyer borxhin.

‘Ne xhirollogarinë time nuk ka dal asnjë cent unë iu kam drejtuar edhe FFK-së e po ashtu edhe FIFA-së për këtë çështje’ tha shkurt nigeriani.

Kujtojmë që përveç këtyre dy futbollistëve, siç merr vesh ATV, FC Prishtina nuk e ka zgjedhur problemin e borxhit as me futbollistin Leonit Abazi.

Përndryshe përveç Prishtinës edhe Ferizaj dhe Drenica janë tri klubet e vetme të cilat nuk u licencuan për garat evropiane nga Komisioni për Licencim i FFK-së. /atvlive.tv

NGJARJE TË TJERA

spot_img