spot_img

Reagon Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, kërkon deklaratë shtesë nga Ferizaj

spot_img

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nuk ka marrë vendim për Ferizajn.

Nga klubi i Ferizajt është kërkuar deklaratë shtesë për hedhjen e gjësendeve dhe mjeteve piroteknike në fushë, që rezultoi me ndërprerje të ndeshjes në tri raste. Ndeshja ndaj Dukagjinit në fundjavë u shty për 17 minuta nga gjyqtari kryesor, Mervan Bejtullahu.

“Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minutën 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Në minutën 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini.

Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC Ferizaj”, shkruan në arsyetimin e KD të FFK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img