Mason Mount pritet ta vazhdojë karrierën larg Chelseat.
Futbollisti britanik duket se ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin.
ë paktën kështu shkruan tabloidi britanik “The Telegraph”.
Arsenali dhe Liverpooli po ashtu ishin të interesuar për përfaqësuesin anglez, i cili megjithatë e zgjodhi “Old Traffordin” si të ardhmen e tij.
24 vjeçari është pjesë e “fshesës” së Chelseat, e cila ka paralajmëruar ndryshime drastike gjatë verës që po vjen.
E për “Djajtë e Kuq” pa dyshim që mesfushori kreativ do të jetë një pasuri më shumë në ekip.