Fotoarkiva e gazetarit sportiv, Gani Kosumi është mjaft e pasur, veçmas paraluftës dhe në vitet e para të pasluftës.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotoalbum nga njëra prej ndeshjeve të para të pasluftës, në tetor të vitit 1999 në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, ndërmjet veteranëve të Kombëtares së Shqipërisë dhe Kombëtares së Kosovës, e cila kishte përfunduar me fitoren e të përzgjedhurve të Ajet Shoshollit, me rezultat 2:1.
Kjo ndeshje ishte organizuar nga presidenti i tanishëm i FFK-së, Agim Ademi dhe i ndjeri Mirian Hakani nga Shqipëria, derisa kontribut të madh dha edhe Bashkim Hasani.
Entuziazmi për futbollin pak muaj pas çlirimit të Kosovës ishte i jashtëzakonshëm, gjë e cila shihet edhe në fotot e publikuara nga gazetari Gani Kosumi.