Sonte do të marrë fund sezoni 2022/23 në futbollin kosovar.
Me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Gjilani do të ndeshet me Prishtinën në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Gjilanasit veçse e kanë siguruar fazën e parë kualifikuese në Ligën e Konferencës, por me një fitore eventuale sonte do ta ngrisnin lart Kupën dhe do të kualifikoheshin direkt në raundin e dytë.
Në anën tjetër, Prishtina kërkon triumfin, por dalja në Evropë nuk do të realizohet, pasi që nuk është licencuar nga FFK-ja për garat evropiane.