spot_img

Skënderbeu shpallet kampione e Kosovës U14

spot_img

Skënderbeu është shpallur kampione e Kosovës për grupmoshën nën 14-vjeç, pas paraqitjeve brilante në rrugëtimin drejt finales, të shtunën pasdite, në Drenas.

Skënderbeu triumfoi me rezultat 2-0 (25:15, 25:23) kundër Feronikelit, në një përballje tejet interesante mes dy ekipeve më të mira të Kosovës në këtë grupmoshë.

“Nikli” ngushtoi dukshëm diferencën e dytë, por Skënderbeu nuk lejoi befasi duke arritur të vë duart mbi titullin e kampionit falë një seti të fituar me diferencë dypikëshe.

Trofeun për kampionët e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ndërsa medaljet u ndanë nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi.

Medaljet për nënkampionët i ndau Burim Rrahimaj, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të FVK-së.

FVK uron kampionët e rinj për suksesin dhe përgëzon djelmoshat e rinj nga të dy ekipet për kompetitivitetin sportiv të treguar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img