spot_img

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Blendi Fevziu: Akt agresioni nga Serbia, shkelje e të drejtave ndërkombëtare

spot_img

Rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë në kufirin mes dy vendeve, gazetari Blendi Fevziu e konsideron si shkelje flagrante të të drejtave ndërkombëtare nga Serbia.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fevziu shkruan se ky është një akt agresioni nga Serbia, ndërsa Kosova duhet të marrë masa urgjente për këtë situatë.

“Rrëmbimi i një patrulle të Policisë së Kosovës në kufirin Kosovë – Serbi, sipas autoriteteve shqiptare, në brendësi të territorit të Kosovës, është një shkelje flagrante e të gjitha të drejtave ndërkombëtare. Është një akt agresioni nga Serbia dhe një goditje më shumë në situatën e tensionuar të Veriut të Kosovës në muajt e fundit. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa urgjente por edhe duhet të kuptojë se Komuniteti Ndërkombëtar dhe trupat e NATO – s janë garancia dhe mbrojtja jonë më e fortë”.

Kosova thotë se 3 policët e saj u rrëmbyen nga forcat serbe, ndërsa Serbia është kundërpërgjigjur duke thënë se 3 policët kosovarë janë arrestuar pasi ishin të armatosur “gjer në dhëmbë”. /tvklan.al

NGJARJE TË TJERA

spot_img