Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon stërvitjen e fundit për ndeshjen e nesërme që e zhvillon ndaj Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Demokracia.com.
Dardanët deri tash janë stërvitur në Kampin Nacional ndërsa stërvitja e fundit mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sot stërvitje në “Fadil Vokrri” mban edhe Kombëtarja e Rumanisë, derisa ndeshja Kosova – Rumania luhet të premten nga ora 20:45.