Pep Guardiola është mjaft i dashur në Manchester, por gjesti i tij i fundit mund ta rrisë popullaritetin e tij në Angli dhe kudo tjetër.
Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, trajneri spanjoll ka vendosur t’ua ndajë krejt shpërblimet për triumfin në Ligën e Kampionëve punëtorëve të klubit Manchester City, përfshirë këtu edhe të atyre që punojnë në recepcion dhe pjesëtarëve të sigurimit, përcjell “Gazeta Express”.
Ide e ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munichut është që t’i shpërblejë dhe t’i falënderojë ata për kontributin e tyre në suksesin e skuadrës.
Shuma e saktë është mbajtur sekrete, por norma e bonusit që e marrin lojtarët më ta paguar është 877 mijë euro.
Sidoqoftë, pa e marrë parasysh shumën, është për t’u duartrokitur veprimi i Guardiolës, i cili u tregua mjaft human në këtë rast.