Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit pas publikimit të një videoje intime të tij duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.
Pasi kërkoi një ndjesë të thellë për videon, Gjici u shpreh se ra pre e një kurthi të përgatitur me detaje. E sa i përket vajzës në video, ai thotë se prej disa kohësh është në një marrëdhënie intime me të, por prapë se prapë, kjo nuk justifikon atë që ka ndodhur.
Videoja, e cila është më shumë se 2 minuta e gjatë është filmuar më 6 qershor 2023, ndërkohë që është bërë publike më 16 qershor duke bërë xhiron e rrjetit.