spot_img

Haxhi Krasniqi: “Do ta bëj më të mirën, do të luftoj për veten, për familjen dhe për kombin tim

spot_img

Haxhi Krasniqi po e pret me padurim njërin prej meçeve më të veçantë dhe më emocionues të karrierës së tij.

Boksieri kosovar do të zbresë në ring më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në meçin e tij të parë që e zhvillon në vendin ku i fle zemra.

Junikasi e mbajti një konferencë për shtyp sot, ku foli për meçin që do ta zhvillojë me sfiduesin francez, Nadjib Mohammedi, shkruan “Gazeta Express”.

36 vjeçari premton se do ta japë maksimumin për t’i gëzuar mbi 10 mijë tifozë që pritet të jenë prezentë në stadiumin e kryeqytetit.

Krasniqi: “Do ta bëj më të mirën, do të luftoj për veten, për familjen dhe për kombin tim

“Emocionet shumë të rëndësishme, më bëjnë shumë krenarë pasi më në fund erdhi kjo mundësi. Këto do t’i shënoj si emocionet më të mira dhe dua t’i marr me vete në jetën time. Deri në momentet e fundit kur të bie gongu final, do ta shijoj çdo sekondë, si më të veçantit në jetën time. As titulli i kampionit të botës nuk më ka prekur më shumë sesa kur të boksoj në vendim tim. Do ta bëj lojën time, do ta bëj më të mirën, është një luftë e madhe, shumë e madhe, jo vetëm për veten time, por edhe për familjen time dhe për kombin tim, duke e bërë më të mirën”, u shpreh fillimisht Krasniqi në konferencë për shtyp.
Sa u përket përgatitjeve, Krasniqi tregon se ato do t’i vazhdojë në Gjermani pasi nuk dëshiron të rrezikojë, përkundër dëshirës për të ushtruar në vendlindje.

“Do të ishte kënaqësi të ushtroja në bjeshkët e Junikut, ku jam rritur, por është frikë e madhe t’i bëj trajnimet diku tjetër larg Gjermanisë. Kjo pasi në shtëpinë e trajnerit janë të gjitha kushtet, e kam trajner qe 12 vjet, nuk do të guxoja të bëja ushtrime diku tjetër. Qe një kohë jam duke u përgatitur, është një përgjegjësi shumë e madhe dhe nuk dua të ushtroj diku tjetër”, vazhdoi ish-kampioni i botës në boksin profesionist.

Këtë meç mezi po e pret edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, shkruan “Gazeta Express”.

Ai nuk ka diskutim që ky do të jetë një event i përmasave të jashtëzakonshme.

“Ky nuk do të jetë vetëm eventi më i madh i vitit në kryeqytet, por më i madhi i të gjitha kohërave”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, kundërshtari i Krasniqit, Nadjib Mohammedi u shpreh po ashtu optimist para këtij meçi duke insistuar se nuk do të ketë problem që krejt stadiumi do të bëjnë tifo për boksierin kosovar.

“Sfida për mua do të jetë e njëjta, jam mësuar duke boksuar në Angli, në Las Vegas, gjithandej nëpër botë. Pjesa e njerëzve nuk më shqetëson, madje më motivon, më jep sfidë më të madhe. Në atë mbrëmje do t’i jap të gjitha mundësitë dhe shanset e mia”, deklaroi boksieri francez.

Krasniqi i ka 52 fitore e 7 humbje në boksin profesionist, kurse Mohammedi 45 fitore e 9 humbje.

NGJARJE TË TJERA

spot_img