Futbollisti defansiv, Gentrit Halili është përforcimi i radhës i Ballkanit.
Kampionët në fuqi njoftuan zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin, që vlerësohet si një prej më të mirëve në futbollin kosovar
Halili u largua nga Ferizaj për t’iu bashkuar ekipit të Ilir Dajës.
Klubi nga Suhareka nuk bëri të ditura detajet e marrëveshjes me 21-vjeçarin.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
“Të dashur tifozë,
Kemi kënaqësinë t’ua prezantojmë përforcimin e ri të skuadrës, mbrojtësin Gentrit Halili.
Klubi i dëshiron suksese Gentritit, drejt realizimit të objektivave të përbashkëta.
FC BALLKANI, krenaria e qytetit!”.