Manchester City ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit Mateo Kovacic.
Sipas mediave britanike, kampionët anglezë dhe evropiane do t’i paguajnë 35 milionë euro për futbollistin kroat.
Ish-futbollisti i Interit dhe i Real Madridit e kishte një periudhë mjaft të suksesshme tek “Blues”, me të cilët e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021.
I transferuar për 45 milionë euro nga Reali pasi ishte huazuar paraprakisht në “Stamford Bridge” në vitin 2018, përfaqësuesi kroat pranoi të transferohet në “Etihad Stadium”.
Kovacic kishte kontratë edhe një vit me Chelsean, por ai do t’i bashkohet ekipit të Pep Guardiolës, me të cilin synon të ketë eksperiencë të suksesshme.
Kroati shihet si lojtar ideal për lojën që e aplikon City.