Emisari i Trump për dialogun Richard Grenell ka njoftuar se presidenti kosovar Hashim Thaçi, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale, ka anuluar udhëtimin në Washington për nisjen e dialogut me Serbinë.
Megjithatë, Grenell njofton se procesi do të vazhdojë me Kryeministrin Avdullah Hotin.
Grenell ka thënë se respekton vendimin e tij për të mos marrë pjesë në takime derisa të qartësohet e gjithë situata ligjore.
“Presim diskutimin e të shtunës, që do të drejtohet nga presidenti Vucic dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar në tëitter Grenell, duke konfirmuar vazhdimin e procesit për nisjen e dialogut Kosovë-Serbi në SHBA.