Tashmë ka një marrëveshje të plotë mes Milanit dhe Newcastle për Sandro Tonalin.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se në mbledhjen e mbajtur sot në Milano është arritur marrëveshje në plotni mes palëve.
Marrëveshja është duke u finalizuar tani dhe dokumentet po bëhen gati.
Sandro Tonali do të përfitojë rrogë shumë më të madhe se ajo që e kishte në Milan.