Ekipet Kombëtare të Kosovës në Beach Volley, femra dhe meshkuj, sot fillojnë garën në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për seniorë, i cili këtë vit zhvillohet në Balikesir të Turqisë.
Te meshkujt, dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami do të ketë punë të vështirë me çiftin rumun Mehedinteamu/Anton, më takimin që fillon nga ora 9:50. Në rast fitoreje, do të ndeshej me dyshen turke Ozdemir/Kurv me fillim nga ora 15:50.
Në anën tjetër, në konkurrencën e femrave, kampionet e Kosovës Yllka Jashari/Melirona Avdullahu do të përballen me dyshen turke Pemlivan/Gur me fillim nga ora 10:40. Fitorja do t’ia siguronte përballjen me ekipin rumun Hododi/Miu, me fillim nga ora 15:50.