Shkolla e Mesme IAAP ‘Skender Luarasi’ në Suharekë ju nderua me vizitën e delegacionit të BE-së, në përbërje nga
Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit të BE-së, Tomás Szunyog – Shef i zyrës së BE-së në Kosovë,
Johan M. Stenbaek – Shef i bashkëpunimit pranë BE-së,
Anne Sophie Houée – Udhëheqëse Ekipi për Zhvillim Social, dhe Enisa Rashlanin – Oficere Komunikimi.
Poashtu në këtë takim ishte edhe Efka Heder – Udhëheqëse e projektit Alled2 në Kosovë, Agon Dula – Menaxher Projekti Alled2 dhe e ftuar Mimika Dobroshi – Koordinatore e Erasmus+.
I pranishëm në këtë takim me interes në ngritjen e cilësisë së arsimit ishte edhe kryetari i komunës Bali Muharremaj.
Ndër bashkëpunimet më të suksesshme të shkollës sonë është projekti Alled2, që sot u vlerësua shumë nga përfaqësuesit e BE-së!
Drejtori i shkollës Hamdi Bytyçi ka udhëhequr këtë takim, në të cilin u diskutua për sfidat e AAP-së, për nxënësit e diplomuar të shkollës sonë, kualifikimin e tyre, përfshirja e shkollës përmes projektit Alled2, aplikimi i sigurimit të cilësisë sipas BE-së, nxitja e bashkëpunimit të strukturuar me bizneset, platforma digjitale e financimit PlanVET, kontribuimi i Erasmus+ në rrjetëzimin e shkollave, mësuesve dhe studentëve.
Poashtu delegacioni i BE-së vizitoi laboratorin e IT-së dhe diskutuan me nxënësit e drejtimin Informatikë, vizituan edhe punëtoritë e drejtimit të INUK dhe të Automekanikës.
Të gjithë u ndanë të kënaqur me punën e shkollës sonë, duke premtuar edhe më shumë përkrahje në kompletimin e kabineteve me pajisjet më të fundit dhe digjitalizimin e tërë shkollës!