spot_img

Kosova në alarmin e kuq të Shtunën! Stuhi të fuqishme, breshër masiv dhe erëra të fuqishme

spot_img

Ditëve të fundit vendi ynë u përfshi nga masa të nxehta ajrore me origjinë afrikane, të cilat po sjellin edhe temperatura mbi 30°C.

Të Shtunën, nga veriperëndimi i kontinentit pritet të depërtojnë masa më të ftohta, duke sjellur destabilizim mjaft të fuqishëm.

Nën këto kushte, fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit parashihet të kemi kalimin e një sistemi nga veriu, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, erëra të fuqishme si dhe shkarkesa të forta rrufesh.

Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, të cilat gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur lokalisht rrebeshe shiu, herë-herë rrëke, breshër të madh, të shoqëruara me shkarkesa të ashpërta rrufesh.

Po ashtu, do të ketë fuqizim në parametrin e erës, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi deri në 80 apo 90 km/h!

Si pasojë e stuhive të fuqishme, pritet të shkaktohen përmbytje të shpejta, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për shembje të dheut.

Temperaturat maksimale në shkallë vendi pritet të arrijnë deri apo mbi 30°C, ndërsa orëve të pasditës me zhvillimin e stuhive, do të zbresin nën 20°C.

Stuhi të fuqishme priten edhe në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. /MeteoKosova/

NGJARJE TË TJERA

spot_img