Kombëtarja e Kosovës e volejbollit në rërë, femrat, pasi fillimisht fitoi ndeshjen e parë në Kampionatit Ballkanik me një paraqitje brilante, nuk pati fat në përballjen e dytë kundër Rumanisë.
Dyshja Yllka Jashari/Melirona Avdullahu luftoi fort, por nuk arriti të parandalojë disfatën nga rivalet rumune Hododi/Miu.
“Dardanet” pësuan disfatë me rezultat 2-0 (21:18, 21:11), duke treguar paraqitje dinjitoze në setin e parë.
Sidoqoftë, pavarësisht disfatës, Kosova mbetet ende në garën që po zhvillohet në Balikesir të Turqisë, Kombëtare ndaj të cilës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës, të shtunën, me fillim nga ora 12:20.