Dyshohet se është gjetur pa shenja jete e ëma e 5 vjeçarit të mbytur nga përmbytjet në Pejë
Qyteti i Pejës është duke u përballur me një situatë të jashtëzakonshme, ku si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut ka përmbytje.
Indeksonline raporton se Dion Ademaj, 5 vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e depërtimit të vërshimeve në shtëpinë e familjes së tij.
Shtëpia e familjes Ademaj në lagjen “Asllan Qeshme” u përmbyt, duke bërë që dy anëtarë mezi të shpëtojnë, Dioni 5 vjeçar të humbë jetën dhe e ëma e tij të mbetej nën rrënoja.
Burime të Indeksonline sapo kanë pohuar se dyshohet që është gjetur pikërisht trupi i të ëmës, e që fatkeqësisht është pa shenja jete.
Ndërkohë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur njësitet e kërkim-shpëtimit drejt Pejës, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore./Indeksonline/