Selektori i Kombëtares U19 të Kosovës, femrat, Berat Husaj ka vendosur për listën përfundimtare të të përzgjedhurave, para grumbullimit të parë.
Ekipi i trajnerëve i përbërë nga selektori Husaj dhe ndihmësit e tij, Rudina Berisha dhe Drilon Haziri, do ta mbajnë grumbullin e radhës me vashat e përzgjedhura më 29 qershor, me fillim nga ora 10:00, në Palestrën “Suti Sport” në Pejë.
Grumbullimi do të mbahet në kuadër të parapërgatitjeve për Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, i cili do të zë vend në Bullgari mes datave 10-14 korrik, 2023.
Gjeni të paraqitur grafikisht listën me 14 lojtaret e ftuara.