Jerin Hadergjonaj është futbollisti më i ri i Malishevës.
Klubi malishevas, që drejtohet nga Presidenti i ‘Patronit’, Driton Morina, njoftoi zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me futbollistin, të cilin e vlerësuan si “yll në ngritje”.
Klubi shkroi se bëhet fjalë për një kontratë afatgjate, por nuk zbuloi detaje tjera.
Hadergjonaj në sezonin e fundi ishte pjesë e Rilindjes 1974.
Njoftimi i plotë nga FC Malisheva (pa ndërhyrje):
Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritë marrëveshje për kontratë afatgjate me Yllin në Ngritje Jerin Hadergjonaj. Supertalenti Hadergjonaj sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e K.F. Rilindja 1974. Mirē se vjen nē FC Malisheva Jerin.