Me rastin e Kurban Bajramit, i pari i futbollit kosovar, Agim Ademi, ka uruar besimtarët e fesë islame për këtë festë.
Më posht e gjeni urimin e Presidentit Ademi:
Të dashur,
Futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, staf i ekipeve kombëtare, punëtorë të administratës së FFK-së dhe të klubeve, anëtarë të organeve të FFK-së, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë,
Të nderuar miq, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë të besimit islam!
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së të Ju uroj përzemërsisht Kurban Bajramin, juve dhe familjeve tuaja.
Uroj që këtë festë ta kaloni në harmoni dhe begati në rrethin tuaj familjar.
Kurban Bajrami na inkurajon që të jemi solidarë dhe t’i ndihmojmë familjet në nevojë si dhe të respektojmë e nderojmë njëri-tjetrin.
Lutemi që Zoti t’i pranojë veprat tona të mira dhe të na dhurojë shëndet, mbarësi e mirësi në rrugën tonë!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së