Malisheva ka vazhduar të përforcojë radhët e veta, duke sjell mbrojtësin Esmin Liçina.
Esmini është transferuar nga FK Makedonija e Maqedonisë së Veriut ku është zhvilluar si futbollist dhe ku ka qenë përfaqësues i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut me U21.
“Njëra nga transferimet më të rëndësishme, duke e forcuar edhe më shumë vijën e mbrojtjes. Esmini dallohet për qëndrueshmëri, udhëheqje dhe aftësi në ajër”.
“Pas një karriere plotë suksese në Kampionatin Maqedonas, ai tash dëshiron që të përjetojë ngritje në karrierë edhe me ekipin tonë”.
“Esminit i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë suksese në synimin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e klubit