Në Kosovë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në disa zona mund të zhvillojnë edhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga veriperëndimi.