Dominik Szoboszlai është deklaruar për herë të parë si lojtar i Liverpoolit.
Mesfushori ofanziv ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me The Reds, ndërsa këta të fundit kanë paguar 70 milionë euro te RB Leipzig.
Derisa u shpresë se është shumë i lumtur me kalimin te një klub kaq historik, hungarezi ka treguar edhe çfarë fshihet pas përzgjedhjes së numrit 8-të në fanellën e Liverpoolit.
“Do të kem numërin 8 pasi kam një tatuazh nga Steven Gerrard. Kjo ishte arsyeja pse. Ai ishte një nga më të mëdhenjtë kur unë isha fëmijë”, ka zbuluar Szboszlai.
Ai ka treguar se si Jurgen Klopp e kishte telefonuar për ta bindur që të kalonte në Anfield Road.
“Klopp? Po, më thirri – është e vërtetë. I thashë: ok, kjo do të jetë një gjë shumë e mirë. Gjithçka ishte perfekte”, ka vazhduar më tej lojtari. /Telegrafi/