Manchester City do Frenkie De Jong. Mesfushori i Barcelonës është objektivi i Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm. Duke humbur Declan Rice, i cili do të shkojë tek Arsenal, Qytetarët i janë drejtuar një tjetër objektivi.
Për mesfushorin e ëest Ham-it ata kishin ofruar rreth 90 milionë sterlina, por oferta e fundit e Arsenalit prej 100 milionë plus 5 në bonuse nxori nga gara kampionët e Europës.
City, duke humbur edhe Gundoganin ndaj Barcelonës, duhet të mbushin një boshllëk në mesin e fushës dhe, sipas The Sun, lojtari i Blaugranas mund të jetë një opsion shumë interesant.
Ndër të tjera, holandezi prej disa kohësh ishte në shënjestër të Manchester United, por në fund operacioni nuk u realizua. Tani De Jong mund të zbarkojë në Manchester, por në anën tjetër të qytetit.
Kampionët e Anglisë dhe Europës janë të gatshëm të ofrojnë të njëjtën shumë që ofruan për Declan Rice, 90 milionë sterlina (rreth 105 milionë euro).