Kevin Haveri ka firmosur me skuadrën e Torinos. Klubi nga Torino ka zyrtarizuar afrimin e fundit, me një postim në rrjetet sociale.
Mbrojtësi shqiptar që ka luajtur për moshat kuqezi kushtoi 300 mijë euro dhe u transferua nga Rimini. Për Haverin kjo është një mundësi e artë, teksa në moshën 21-vjeçare do të ketë mundësi të luajë në Serie A.
Lojtari ka luajtur 25 ndeshje për Rimin në Serie C – Group B për edicionin futbollistik 2022/2023. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij me fanellën “Granata”, në edicionin e ri futbollistik.