Pas fundit të sezonit 2022/23, Paris Saint-Germain dhe Christophe Galtier kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin.
Përmes një komunikate në faqen zyrtare, PSG e ka konfirmuar shkarkimin e Galtier nga pozita e trajnerit.
“Klubi dëshiron që të theksojë profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, që i mundësuan ‘Kuq e Bluve’ për të fituar titullin e 11-të historik të kampionatit spanjoll si dhe trofeun e Kupës së Francës.
I gjithë Paris Saint-Germain falënderon Christophe Galtier, si dhe ndihmësit e tij Thierry Oleksiak dhe Joao Sacramento, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë sezonit, dhe i uron gjithë të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tyre”, shkruante në komunikatën e PSG-së.
Luis Enrique pritet të jetë zëvendësuesi i Christophe Galtier në rolin e trajnerit te Paris Saint-Germain.