Arsenali ka arritur një marrëveshje të plotë me Ajax për të nënshkruar me mbrojtësin Jurrien Timber.
Skuadra e Premier League do të paguajë 40 milionë euro (34.3 milionë £) plus 5 milionë euro (4.3 milionë £) në bonuse për mbrojtësin holandez.
Mbrojtësi do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare dhe do të jetë blerja e tretë pas Havertz e Rice.
Timber do të luftoj për pozitën e titullarit me Saliban e Gabriel, dyshja që është lëvduar për partneritetin sezonin që lamë pas.