Presidenti Gjinovci dhe sekretari Nikqi vizitojnë Kosovën U19, meshkujt, në Gjakovë
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, sot kanë vizituar kontigjentin e volejbollistëve dhe stafit teknik të Kosovës U19, meshkujt, në Gjakovë.
Gjinovci dhe Nikqi vëzhguan stërvitjen e Kombëtares, derisa selektori Blendi Haxhikadrija dhe trajnerat Fatlum Hajrizi dhe Lend Hasimja i njoftuan me mbarëvajtjen e grumbullimit.
Kujtojmë se Kosova U19 do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në Shqipëri, mes datave 11-15 korrik, 2023.
Krerët e FVK-së vizitojnë kampin stërvitor të Kosovës U19 femrat
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe volejbollisti i mirënjohur Gazmend Husaj vizituan sot në Pejë Kombëtaren U19 të Kosovës, femrat, ku u njoftuan nga afër e mbarëvajtjen e përgatitjeve dhjetë ditore para Kampionatit Ballkanik.
Presidenti Gjinovci, sekretari Nikqi dhe Husaj u njoftuan me planprogramin stërvitës të stafit teknik dhe patën mundësinë të shkëmbejnë diskutime motivuese me vashat e reja “Dardane”, nga të cilat pritet shumë në vitet në vazhdim.
Kujtojmë se mes datave 10-14 korrik, në Sofje të Bullgarisë, do të mbahet Kampionati Ballkanik për këtë grupmoshë, me vashat tona që do të jenë në grup me Kombëtare kualitative si Mali i Zi dhe Bullgaria.