KB Golden Eagle Ylli nisi sonte me prezantimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Pasi zyrtarizoi marrëveshjen e re me kapitenin, Gëzim Morina, klubi nga Suhareka tani ka bërë zyrtarizimin edhe të tri marrëveshje tjera.
Drilon Shala, Valon Bunjaku dhe Henrik Sirko do të jenë gjithashtu pjesë e Yllit edhe për sezonin e ri – 2023/24.
Dy herë kampionët e Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë prezantime të tjera edhe ditën e nesërme.