Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj edhe zyrtarisht është anëtar i ri i skuadrës turke, Hatayspor.
Bekaj tani 26 vjeçar largua nga skuadra shqiptare, Tirana te e cila ishte pjesë që nga viti 2020 për t’iu bashkuar, Hatayaspor.
Ish ‘gardiani’ i Prishtinës kishte paraqitje të mira në ligën elitare të Shqipërisë duke arritur që të zgjidhej edhe si portieri më i mirë i vitit.