Një grua 28 vjeçare ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj po e rrahë.
S.D., nga fshati Serbicë e Epërme, ka raportuar se bashkëshorti i saj M.Sh. po ushtron dhunë ndaj saj.
Burime të Indeksonline pohojnë se hetuesit e dhunës në familje i janë përgjigjur rastit.
Të dy palët janë shoqëruar në Stacion Policor për deklaratë.
Viktima raportohet të mos ketë pasur lëndime trupore, teksa i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.