Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po vazhdon t’i qëndroi afër Futbollit të bashkëatdhetarëve tanë në diasporë.
Më posht e gjeni edhe njoftimin e Ademit në profilin e tij në rrjetet sociale:
Këtë fundjavë po qëndroj në Biel Bienne afër bashkëatdhetarëve tanë, ku u zhvilluan garat e Kupës së Diasporës në organizim të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, me mbështetjen e FFK-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.
Në këtë aktivitet morën pjesë 13 klubet shqiptare më të ranguara në ligat zvicerane, e ku trofeut iu gëzua FC Kosova Zürich.
Përgëzoj drejtuesit e UKSHFZ në krye me Feti Demollin për vazhdimësinë e kësaj gare, e cila u jep mundësi shumë talenteve që të shfaqin vlerat e tyre.
Nëse ka diçka që na bashkon, është dashuria për futbollin dhe adhurimi ndaj atdheut tonë. E Kupa e Diasporës nuk është vetëm një garë futbolli, por një ngjarje që lidh brezat dhe komunitetin tonë në Diasporë, por njëherësh edhe bashkëatdhetarët tanë me Kosovën.
FC Kosova Zürich, bashkë me fituesin e Kupës së Diasporës në Gjermani, FC Kastrioti Stukenbrock dhe fituesen e Kupës së Kosovës, FC Prishtina, do të luajnë për Superkupën Kosovë-Diasporë, një aktivitet që organizohet çdo vit në Prishtinë, nën patronatin e FFK-së.
#BashkëPërFutbollin