PSG-ja duket se nuk do të ndalet në merkato pasi Luis Enrike ka kërkuar edhe të paktën dy lojtarë të tjerë, njëri në sulm (mund të jenë dy nëse Mbape largohet) dhe një tjetër në mesfushë.
Klubi parizien po mendon për futbollistë të Interit, Barcelonës dhe Real Madridit.
Disa objektiva janë të komplikuar, si Çuameni, lojtar që “los blancos” e kanë cilësuar si të paprekshëm, por që në fund mund të përfshihet në operacionin Mbape.
Nikolo Barela dhe Frenki de Jong janë dy futbollistët e tjerë që kërkohen në Paris.