Kampioni i Kosovës Ballkani ka fituar me rezultat 2:0, ndeshjen e rrethit të parë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Të drejtuarit e trajnerit Ilir Daja, kanë shënuar fitore me dy golat e realizuara nga Meriton Korenica dhe Qëndrim Zyba, shkruan Albanian News.
Paraqitja fantastike e lojtarëve të Ballkanit ka rënë shumë në sy edhe nga tifozët bullgar të cilët janë habitur nga cilësia që ka klubi nga Suhareka.
E pashë të gjithë ndeshjen dhe mund të them, një bravo e madhe për ekipin Ballkanit luajnë me zemër! Për Ludogorets, mund të them se loja e tyre ishte tragjike pothuajse gjatë gjithë ndeshjes! Ludogorets nuk tregoi kreativitet nuk meritoi asgjë’ shkruan një tifoz i quajtur Valentin Jankov, në faqen zyrtare të klubit.
Humbje plotësisht e pritshme duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur në këtë merkato! Kjo skuadër me këta lojtarë kanë pasur me fat gjatë gjithë gjysmësezionit dhe playoff-it dhe tani është një arsye! Këta njerëz në menaxhim duhet të kuptojnë se nuk e kanë fajin trajnerët, por lojtarët që marrin paga të mëdha’ shkruan Kaloyan Kirilov
‘Problemi është 67% e pasimeve ishin të dështuara. Numëroni sa pasime të paplota ose të gabuara bëri Ludogorets në këtë ndeshje dhe do të zbuloni pse u mposhtum. Përveç kësaj, disa futbollistë si Sergio Padt Nonato dhe të tjerë janë mbipeshë’ shkruan Tedor Angleov.
Këto ishin vetëm disa nga komentet e tifozëve bullgar.
Kujtojmë që edhe mediat kryesore në Bullgari e kanë vlerësuar jashtëzakonisht skuadrën Kampione të Kosovës./Albanian News